Templates by BIGtheme NET

Zjarri i madh përfshin ishullin grek (Foto)

 

Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin Evia në Greqi duke rrezikuar dy fshatra.

Mediat greke raportojnë se zjarri ka nisur në zonën Kondospoti të komunës së Dirphion, në një zonë pyllëzuar me pisha të dendura.

Autoritetet kanë dhënë menjëherë urdhrin për evakuimin e 250 banorëve në fshatin Stavros. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se 62 zjarrfikës, me 28 automjete dhe katër helikopterë po punojnë për të lokalizuar flakët, të cilat janë duke u favorizuar nga era e fortë që është duke fryrë në këtë zonë.

Ky është zjarri i dytë me përmasa të mëdha që ka përfshirë Greqinë pas atij në Athinë pak ditë më parë ku shkaktoi 94 viktima.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto