Templates by BIGtheme NET

12-vjeçari gjendet në rrënoja, i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Indonezi (FOTO)

Një djalë 12 vjeçar është i vetmi i mbijetuar nga përplasja e avionit në Indonezi, ku humbën jetën 8 persona.

Aeroplani, i cili ishte në pronësi të kompanisë private Dimonim Air, mbante shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Por mëngjesin e së djelës, fshatarët në Okatem pranë raportuan se dëgjuan një zhurmë të fortë pasuar nga një shpërthim, shkruan Channel News Asia.

Pasi policia u vu në kërkim, u gjetën rrënojat e avionit në një mal në afërsi të kufirit me Papua të Guineas së Re.

Ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit ecën dy orë në këmbë për të arritur në vendin e aksidentit, ku gjetën vetëm rrënoja, tetë trupa të vdekur dhe si një mrekulli një fëmijë ishte i gjallë dhe i vetëdijshëm.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto