Templates by BIGtheme NET

17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe nuk përdoret ende në institucionet maqedonase

Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pas 17 vitesh, lë shumë për të dëshiruar edhe pse ky dokument ishte paraparë të përmbyllet në afat prej katër vitesh.

Në bazë të dokumentit kornizë të Marrëveshjes së Ohrit i cili i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni gjatë vitit 2001, konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase. Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se pikërisht në këtë drejtim është sfiduar Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar sfidat e zbatimit të Ligjit të gjuhëve me anë të së cilit mundësohet përdorimi më i zgjeruar i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit.

Lidhur me këtë çështje për gati pesë muaj po vazhdon beteja mes Parlamentit dhe Presidencës rreth nënshkrimit të Ligjit të gjuhëve nga ana e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjen e integrimeve, Bujar Osmani, të hënën tha se me miratimin e Ligjit të gjuhëve përmbyllet pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit.

Ligji i gjuhëve është miratuar. Ju e dini se pengesa është tek presidenti. Tani nuk duam ta ngarkojmë situatën për shkak të disa çështjeve që janë të rëndësishme, është çështje kohe do të thosha, tani po bëjmë përgatitje për implementimin e ligjit sepse publikimi në gazetën zyrtare dëshirojmë të na gjejë të gatshëm për implementimin e të njëjtit” u shprehet Osmani

Ndërkohë kryeministri Zaev pranoi se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike të vendit nuk është i duhuri, por se do të punohet për përmirësimin e gjendjes.

Deri më tani nga ajo që e dimë se gjithsej 19% është përfaqësimi i shqiptarëve është në institucionet publike që do të thotë është më e vogël nga numri total. Ne do të vazhdojmë të punojmë më tej por edhe me bashkësitë tjera etnike përqindja e përfaqësimit nuk është e duhura nëpër institucionet publike. Në seancën e fundit të Qeverisë referonte Drejtoria për të ardhura publike për institucionet përqindjet. Në secilën seancë të Qeverisë do të ketë nga një institucion me qëllim që të mobilizojmë nga aspekti i përfaqësimit të barabartë që të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës në punët e shtetit edhe atë duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, para së gjithash që të gjithë qytetarët vendin e tyre ta ndjejnë në të vërtetë si të tyre, si në aspektin e të drejtave poashtu dhe përgjegjësive” -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto