Templates by BIGtheme NET

Courtoi sqaron tifozët për transferimin e tij te Real Madridi

Portieri i kombëtarës belge dhe Chelsea, Courtois, u transferua në Spanjë te Real Madrid. Për shërbimet e “gardianit”, madrilenët kanë paguar një shumë prej 36 milionë eurosh.

Menaxheri i Courtois ka sqaruar edhe arsyet e largimit të portierit drejt Madridit, pas zhurmës në mediat britanike.

Pas nënshkrimit, Courtois deklaronte se ëndrra e tij ishte bërë realitet dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga klubi londinez.

“Courtois u largua për shkak të familjes. Nëse familja e tij do jetonte në Londër atëherë nuk do kishte arsye për t’u larguar nga Chelsea. Por fëmijët e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Madrid dhe kjo është e vërteta.” – tha Cristophe Henrotay.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto