Templates by BIGtheme NET

“Debatet për korrigjim e redaktim kufijsh do zgjasin sa vapa e gushtit, 3 kyçat që sigurojnë themelin e Kosovës”

“Deklarata e Pavarësisë dhe Plani Ahtisaari asgjësojnë riciklimin e të shkuarës në Kosovë.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili.

Ai thekson se lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës janë 3 pika kyçe që përcaktojnë qartë çdo gjë dhe nengojnë lojën për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Vasili shkruan se 3 pikat kyçe janë Plani Ahtisaari, Deklarata e Pavarësisë dhe Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Deklarata e Pavarësisë dhe Plani Ahtisaari asgjësojnë riciklimin e të shkuarës në Kosovë.

Riciklimi i te shkuares se eger dhe te zymte eshte reja e erret, qe ka filluar te cfaqet mbi Kosove.

Diskutimin e teritoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavaresise dhe Plani i Ahtisaarit.

Cdo rihapje e debatit riciklon te shkuaren e erret te cilen Kosova se bashku me SHBA dhe te tjere e zgjidhen me lufte.

Megjithate per kedo,qe i eshte erresuar memorja po i risjell edhe nje here pjese nga tre dokumente qe jane themeli i Kosoves se pavarur dhe saktesisht 1.percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit, 2.percaktimin ne Deklaraten e Pavaresise dhe 3.Vendimin e Gjykates Ndrekombetare te Drejtesise

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

“3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste

Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu

siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës

kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të

Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.”

2.Ja ç’thote Deklarata e Pavaresise:

“1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli

Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën “Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës.”

Keto tre dokumente jane kolonat qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.

Keto tre dokumente i lejojne Kosoves qe te ece ne rrugetimin jetik europian.

S’ka fuqi dhe tavoline qe i zhben dot keto tre dokumente.

Dialogu me Serbine ka nje premise te pakapercyeshme per te vazhduar me tej njohjen e Kosoves.

Sa kohe qe kjo nuk ka ndodhur kjo, debatet per “korigjime” e “redaktime” kufijsh jane debate verore,qe zgjasin sa vapa e gushtit.” – shkruan Vasili në “Facebook”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto