Templates by BIGtheme NET

Keita Balde rikthehet në Itali, firmos me zikaltërit

Keita Balde është rikthyer në Itali duke firmosur me Interin.

Zyrtarizimi erdhi vetëm para pak minutash nga klubi zikaltër, me futbollistin që pasi mbërriti në Milano të dielën mbrëma, kreu vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm dhe më pas hedhi të zezën mbi të bardhë. Keita, 23 vjeç, largohet nga Monako dhe arrin në formulën huazim për një sezon me blerje përfundimtare verën e ardhshme. Ai nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, ndërkohë që kartoni i tij pritet t’i kushtoj arkave të Interit plot 39 milion euro.

Keita është futbollisti i 7-të i transferuar nga Interi në këtë sezon, pasi më parë ka arritur akordin me Sime Vrsaljko, Stefan de Vrij, Radja Nainggolan, Kwadwo Asamoah, Matteo Politano, Lautaro Martinez dhe Salcedo.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto