Templates by BIGtheme NET

Kurti: Synimet për korrigjimin e kufijve janë me pasoja, Thaçi e bën për t’u larguar nga Gjykata e Posaçme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.

Ai tha se debatet e fundit më shumë lidhen me tendencën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme.

Vetëvendosje angazhohet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, shprehet Kurti dhe është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës.

Synimet për korrigjim territoresh ose shkëmbim territorial janë synime të gabuara, që do të kenë pasoja të dëmshme. Korrigjimi i kufijve bëhet për arsye minore që maten prej dhjetëra apo qindra hektarësh maksimalisht, por kurrsesi me një krahinë të tërë siç është ajo e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë se sa që Kosova të jetë më afër shtetndërtimit apo integrimeve evropiane”- u shpreh Kurti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto