Templates by BIGtheme NET

‘Mos e prek, do të rrëzohet’, Neymar bëhet sërish objekt talljesh pas fotos me modelen

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka realizuar një set fotografish me modelen e njohur Emily Ratajkowski.

Fotografitë për kompaninë italiane “Replay”, u realizuan në Paris të enjten, shkruan RT. Mirëpo duket fansat e futbollit nuk i kanë harruar rrëzimet e shpeshta të Neymar-it në fushë gjatë botërorit.

Këto janë disa prej komenteve:

“Mos e prek atë! Do të rrëzohet dhe ti do marrësh karton të verdhë”

“A u rrëzua në tokë për shkak të blicit të kamerës?”

“Habitem që prekja nuk e rrëzoi atë”

“Sigurohu që nuk i ke thyer shpatullën ose qafën. Shpresojmë që ai nuk ka bërtitur nga dhimbja.”

Menjëherë sapo modelja publikoi foton, fansat u treguan të pamëshirshëm me futbollistin Brazilian, duke e bërë atë objekt talljesh në rrjetet sociale.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto