Templates by BIGtheme NET

Spanjës po i largohen kampionët e botës një nga një, David Silva jep dorëheqjen

Pas Gerard Pique edhe David Silva është larguar nga kombëtarja e Spanjës, ku me anë të një letre publikuar në rrjetet sociale shpjegon arsyet e këtij vendimi.

Mesfushori i Manchester City-t ka zhvilluar 125 ndeshje me “La Rojan” dhe ka shënuar 35 gola, që e shndërrojnë në golashënuesit e katërt më të mirë të përfaqësueses.

Ishte pjesë e brezit të artë të futbollit spanjoll që fitoi një Botëror dhe dy Europianë.

“Kam reflektuar për disa javë derisa mora këtë vendim, pra përfundimin e etapës sime në përfaqësuesen spanjolle të futbollit. Pa dyshim, ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës sime.”

Silva falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij në kombëtare, duke veçuar trajnerin që nuk jeton më, Luis Aragones.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto