Templates by BIGtheme NET

Akuzoheshin për spiunazh, lirohen dy ushtarët grekë të kapur në Turqi

Gjykata turke jep vendimin për lirimin e dy ushtarëve grekë të cilët ishin arrestuar dhe po gjykoheshin për spiunazh.

Ushtarët kishin kaluar aksidentalisht në ujrat turke, në fillim të vitit dhe ishin arrestuar, ndërsa autoritetet e Turqisë hodhën dyshime se kalimi i kufirit fshihte ndonjë plan spiunazhi të paligjshëm ushtarak.

Ky rast shkaktoi përplasje të shumta dhe një retorikë të ashpër mes liderëve të dy vendeve, ndërsa në një moment Erdogan ofroi edhe shkëmbimin e tyre me tetë ushtarët turq që kanë aplikuar për azil në Athinëm raporton Anadolu Agency.

Ky hap i Turqisë vjen në një moment kur monedha e saj është në rënie të lirë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tejet të tensionuara.

Dje është paralajmëruar edhe lirimi i pastorit amerikan Andreë Brunson, i cili është bërë “mollë sherri” mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse seanca e radhës për të, është parashikuar më 22 Tetor.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto