Templates by BIGtheme NET

Albin Kurti: Thaçi po shet territor nga frika e gjykatës speciale

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka sulmuar ashpër presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se ai po shet territoret e vendit pasi ka frikë nga Gjykata speciale.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kurti ka deklaruar se synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja të dëmshme.

 “Synimet për korrigjim territoresh ose shkëmbim territorial janë synime të gabuara, që do të kenë pasoja të dëmshme. Korrigjimi i kufijve bëhet për arsye minore që maten prej dhjetëra apo qindra hektarësh maksimalisht, por kurrsesi me një krahinë të tërë siç është ajo e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Korrigjimi i kufijve bie tek regjistri i demarkacionit dhe këtë të enjte bëhen saktësisht gjashtë muaj prej se presidenti Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me homologun e tij malazez Vujanoviç për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi. Ai nuk e bëri me Malin e Zi, kemi marrëveshje të nënshkruar dhe asnjë hap në terren dhe tash po kalon në korrigjimin e radhës. Për bindjen time, ajo çfarë po ndodh më shumë ka të bëjë me tendencën e tij që të jetë sa më larg Gjykatës së Posaçme që e ka imponuar vetë se sa që Kosova të jetë më afër shtetndërtimit apo integrimeve evropiane.”, shprehet Kurti.

Ndër të tjera, kreu i Vetëvendosjes thotë se është kundër idesë që për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë, të falet veriu i Kosovës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto