Templates by BIGtheme NET

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba”, Thaçi reagon ndaj ambasadorit Britanik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel, duke thënë se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.
Diplomati britanik kishte deklaruar më herët se “kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba”.

Por, Presidenti i Kosovës ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.

Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400 km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një proces paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, shkruan Thaçi në Twitter.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto