Templates by BIGtheme NET

Përgjaket fusha e blertë, femrat në futboll nuk falin por përleshen si në ring (VIDEO)

Fusha e blertë në ndeshjen e futbollit midis Universitetit të Argjentinës dhe Libertad, u kthye në një arenë përleshjeje. Po flasim këtu për futbollin e femrave.

Pasi një trajner kundërshtoi vendimin e gjyqtarit, mes dy skuadrave plasi një përleshje e fortë. Incidenti filloi pasi gjyqtari i dha Universitario-s një penallti, por trajneri i Libertad e kundërshtoi.

Përleshja nisi kur një lojtare i Universitario-s filloi t’i bërtiste trajnerit kundërshtar në anën tjetër, duke nxitur një lojtare nga Libertad për ta shtyrë atë, shkruan RT.

Pak sekonda dhe menjëherë nisi përplasja meslojtarëve të të dyja ekipeve, duke mbetur disa prej tyre të plagosura në fushë. Katër nga lojtaret përfunduan në spital.

Emeteiro Farias, presidenti i ligës në të cilën dy ekipet konkurrojnë, ka premtuar se do të marrë masa “shumë të ashpra” për lojtaret e përfshira në grindjen masive.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto