Templates by BIGtheme NET

Salah kapet duke përdorur telefonin teksa ngiste makinën, video shpërndahet në rrjet

Policia e Liverpoolit ka publikuar një video ku tregohet sulmuesi i ekipit të Liverpoolit, Mo Salah, i cili përdor telefonin teksa nget makinën.

“Ne kemi marrë një video, që besohet se tregon një futbollist duke përdorur një telefon celular gjatë ngarjes së makinës. Kjo është kaluar tek departamenti përkatës. Faleminderit që na njoftuat” – shkruhet në një postim në faqen në “Twitter” të policisë së qytetit.

Videoja duket se tregon Salahun duke përdorur telefonin e tij, ndërsa në makinën e tij, e cila ishte e rrethuar nga tifozët.

“Ne kemi folur edhe me lojtarin dhe do të merremi me këtë çështje të brendshme. As klubi apo lojtari nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.” – thuhet në njoftimin e klubit anglez.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto