Templates by BIGtheme NET

Tragjedi në Itali – Shembet ura mbi banesa e fabrika, 35 viktima (Foto+Video)

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shembja e një ure në Italinë e Veriut, raporton “Il Giornale”.

Incidenti i rendë ka ndodhur në autostradën “A10” në Genova dhe bashkë me të kanë rënë edhe autoveturat që ishin sipër urës.

Më shumë se 200 zjarrfikës dhe forca të emergjencave civile kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kërkojnë për të mbijetuarit.

Shumë persona kanë mbetur ende nën rrënoja duke qenë se ura “Morandi” që lidh Genovën dhe Ligurian ka rënë mbi banesa.

Ura rreth 90 metra e lartë është ndërtuar në vitet 60’, ndërsa sipas mediasve italiane viktimat janë të paktën 10, por forcat e emergjencave civile dhe zjarrfikësit po kërkojnë nën rrënoja. 

/Hashtag.al

Fotot

Videot

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto