Templates by BIGtheme NET

Tragjedia në Itali përmes fotosh, si i rrëzua ura 90 metra e lartë (Fotot)

Italia është goditur sot nga një tjetër tragjedi, pas asaj të para pak ditëve ku në Bolonja shpërtheu në autostradë një kamion i mbushur me lëndë djegëse.

Ura “Morandi” në Genova, që lidh këtë qytet me Ligurian është rrëzuar mbi banesa dhe fabrika që ndodheshin poshtë saj. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për të paktën 10 viktima, por shifrat zyrtare nuk kanë dalë ende.

Ura e ndërtuar rreth viteve 60’ është rrëzuar papritmas dhe bashkë me të edhe makinat që ndodheshin sipër saj.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se shkak për këtë është bërë stuhia e fortë që ka goditur rajonin por gjithçka do përcaktohet pas hetimeve të autoriteteve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto