Templates by BIGtheme NET

Detajet e reja nga rrëzimi i urës në Genova

Rëndohet bilanci i të vdekurve nga tragjedia në Genova të Italisë. Autoritetet italiane kanë njoftuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 35 persona, tre prej të cilëve janë fëmijë të moshave 8, 12 dhe 13 vjeç.

Tg.com shkruan se zjarrfikësit punuan gjithë natën dhe nxorrën tre trupa të tjerë nga mbeturinat e urës.  Me numrin e madh të personave të shpallur të humbur, numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë ndërkohë që kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë.

Ura “Morandi”, që lidh Genovan me Ligurian u rrëzua mesditën e djeshme duke zënë poshtë vetes mjetet që ishin sipër saj dhe disa godina që ishin poshtë.

Ura 90 metra e lartë dhe qindra metra e gjatë u rrëzua sipas mediave për shkak të stuhisë që goditi zonën, ndërsa pritet ekspertiza e autoriteteve që do përcaktojë shkaqet e vërteta të incidentit tragjik.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto