Templates by BIGtheme NET

Kryeministri italian shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Genova, hiqet kontrata e koncesionarit të autostradës

Kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një konference për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme me këshillin e ministriave bërime dije se kompanisë koncesionare që menxhon autostradën dhe urën që u shemb në Genova do i revokohet kontrata.

Ne do të fillojmë procedurën për revokimin e koncesionit kompanisë ‘Autostrade’ (që menaxhon urën Morandi)”. 

Kryeministri njoftoi gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme për 12 muaj për ngjarjet e djeshme.

Conte më tej u shpeh se “përtej kontrollit penal të asaj që magjistratura do të bëjë me hetimin e saj nuk mund të presim për kohën e Drejtësisë. Qeveria në aktin e vendosjes së koncesioneve të reja do të jetë shumë më rigoroze në vlerësimin e klauzolave. Ne do të shqyrtojmë kontratat e shërbimit për të bërë gjobat më të rrepta”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto