Templates by BIGtheme NET

Si u rrëzua ura në Genova, mes viktimave edhe shqiptarë

Ndërkohë që numri i viktimave nga rrëzimi i urës në Genova të Italisë është rritur në 35, mësohet se mes tyre janë edhe dy shqiptarë.  Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët e të riut, Marjus Djerri dhe nga Ambasada Shqiptare në Itali.

Përmes një njoftimi për mediat, ambasada vihet në dispozicion të të afërmve të dy viktimave.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. 
Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave Ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Djerri ishte një 22-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili punonte si pastrues dhe ishte nisur me makinë për në Rapallo, bashkë me kolegun shqiptar Edi Bokrina, i cili gjithashtu renditet mes viktimave. 

Edi Bokrina

Marjus Djerri

Më herët, mediat italiane raportonin se dy të rinjtë ishin zhdukur. “Mes personave të zhdukur me siguri janë dy punëtorë shqiptarë: të nisur nga Sestri Levante për të shkuar në Rapallo, por nuk arritën në qytezën ku priteshin”, raporton prestigjiozja italiane “La Stampa”.

Dhjetëra njerëz rezultojnë ende të humbur, ndërkohë që zjarrfikësit nuk i kanë ndërprerë kërkimet nën rrënojat e urës gjithë natën dhe vazhdojnë akoma.

 

Mes 38 viktimave, mediat italiane raportojnë se tre janë fëmijë të moshave 8, 12 dhe 13 vjeç. 

Ura “Morandi”, që lidh Genovan me Ligurian u rrëzua mesditën e djeshme duke zënë poshtë vetes mjetet që ishin sipër saj dhe disa godina që ishin poshtë.

Ura 90 metra e lartë dhe qindra metra e gjatë u rrëzua sipas mediave për shkak të stuhisë që goditi zonën, ndërsa pritet ekspertiza e autoriteteve që do përcaktojë shkaqet e vërteta të incidentit tragjik./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto