Templates by BIGtheme NET

Thaçi: Nuk do të lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar së fumdmi se nuk do të lejojë Republikë Serbe në Kosovë.  “Qëllimi im nuk është një ndarje etnike, as krijimi i një Republike Serbe tjetër në Kosovë”, ka deklaruar  Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Klan Kosova në një intevistë për median beogradase “Danas” ka deklaruar se qëllimi i tij është vendosja e një kufiri të gjatë 400 kilometra me Serbinë dhe vuri në dukje se ky proces kërkon zgjidhje kreative e cila do të ofronte paqe tani dhe në të ardhmen.

Sipas Thaçit, dialogu Prishtinë -Beograd  është në një periudhë kritike, dhe nuk do të lejojë që e kaluara të bllokojë të ardhmen dhe rrezikojë paqen në 5 ose 50 vitet e ardhshme.

“Unë flas me Vuçiqin dhe jam i gatshëm për të gjetur një zgjidhje, sepse unë dua të shoh Kosovën në NATO dhe në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të jem shumë i sinqertë, unë nuk mendoj se nuk mund të arrijmë atje përderisa kemi çështjen e kufirit të pazgjidhur,

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto