Templates by BIGtheme NET

Dy urdhrat e Erdoganit që turqit po i binden me përpikmëri

“Duhet të mbrojmë lirën turke”, kjo është thirrja që Erdogan ju bën ditët e fundit shtetasve  të tij. Menjëherë edhe turqit kanë reaguar edhe në rrjetet sociale,  teksa shfaqen duke djegur dollarë amerikanë si një përgjigje ndaj apeleve të presidentit Reçep Tayip Erdogan për të braktisur dollarët dhe euron në mbrojtje të lirës turke.

Lira turke në fakt ka shënuar një rritje, pas vendimit të fundit për rritjen e tarifave mbi importet amerikane. Me një dekret, Reçep Tayyip Erdogan rriti tarifat mbi makinat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind.

Ndërsa thirrja e dytë e Erdogan është që të bojkotojnë  produktet elektronike amerikane siç është Iphone. Por sipas mediave turke dhe kjo ka nisur si një fushatë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto