Templates by BIGtheme NET

OSHEE: Këto zona të vendit sot do jenë pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme për shkak të punimeve në N/Stacionin e Fierzës, Tropoja dhe disa zona do të mbeten pa drita.

Sipas njoftimit, nga ora 06:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit do të stakohen linjat Hec Fierzë- Gropaj – Bjram Curri dhe Hec Fierzë – Hec Dardhë.

Kështu do të mbeten pa drita këto zona në rrethin e Tropojës: B.Curri/ Lagjet: Dardania, Sharr, Partizan 1,2,3; Spitali, Frigoriferi, Lagjet: Gjongecaj, Nimaj, Ish fabrika miellit, Rruga Fierze, fshatrat Llugaj, Luzhe, Pac, Vlade, Visok, Berishe, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishe, Lekurtaj, Vatoc, Cerrnice, Rrezemali, Babine, Kerrnaje, Qender Tropoje, Papaj, Sopot, Kojel, Memiaj, Viçidol, Maskollate, Qender Valbone, Rranxa, Btosh, Shen Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj, Dushaj i Poshtem, Dushaj Eperm, T’Pla dhe Degë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto