Templates by BIGtheme NET

“Rama dha 40 milionë euro për mobilje në zyra, ndërsa para për Teatrin nuk ka”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me lajmin se kjo qeveri ka dhënë 40 milionë euro për paisje dhe mobilje në zyrat e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ‘Ali Baba’ në krye të qeverise i griu 40 milion euro për luks dhe zyra brenda 7 muajsh, ndërsa para për Teatrin s’ka.

Reagimi:

Ali Baba ne krye te qeverise i griu 40 milion euro per luks dhe zyra,ndersa para’ per Teatrin s’ka.

Vetem per 7 muaj kryeministri hajdut alias Ali Baba me te gjithe 40 hajdutet ne qeveri kane baderdisur 40 milion euro per luks e zyra.
Te gjithe qanin e lanin si legena, Qeveri e Bashki,ne TV e neper degjesa,ne konferenca shtypi e neper cdo rrëzë perpara kamerave e lehnin pa u lodhur, qe: “s’kemi fare para,ndaj do t’ja japim gjithe zemren e Tiranes privatit,qe te na beje sevap nje teater.”
Para per teatrin nuk ka,as per nje spital te ri ne Fier nuk ka,por ka plot para per ti vjedhur e grabitur ne luks idiotesh.
Nuk ka para as per rruget,as per By Paset,as per ngrohjen e shkollave,as per ilace,por ka miliona euro per
WC-zyrash,
fasada,kolltuqe,tapete,mokete.
Ja keshtu i vjedhin diten per diell parate e shqiptareve,plot 40 milion euro,Ali Baba ne krye te qeverise me te gjithe 40 hajdutet e tjere.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto