Templates by BIGtheme NET

Haradinaj mesazh Thaçit: Marrëveshja me Serbinë, jo ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfshijë ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë së Kosovës i ka bërë deklaratat pas takimit me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, raporton Zëri.

Sipas shefit të ekzekutivit, të gjithë bashkë duhet të bien dakord për dialog me Serbinë, por kjo nuk mund të përfshijë lëvizjen e kufijve.

Më herët presidenti Thaçi, e kishte kritikuar opozitën e Kosovës, që sipas tij po vepron kundër aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto