Templates by BIGtheme NET

Shpërthen në flakë anija në Greqi, evakuohen mbi 1 mijë personat që ndodheshin në bord (FOTO/VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në një anije pasagjerësh ndërsa po udhëtonte në Chania, ishullin grek të Kretës, duke e detyruar tragetin të kthehej pas në portin e Pireut pranë Athinës, me 1.016 njerëz në bord, shkruan express.co.uk.

“Nuk pati raportime të menjëhershme për plagosje dhe situata nuk është shqetësuese”, tha një zyrtar i rojes bregdetare për ‘Reuters’.

Mësohet se zjarri kishte nisur aty ku mbaheshin automjetet, rreth orëve të mesnatës, kur trageti po lundronte me 875 pasagjerë dhe 141 persona të ekuipazhit në bord.

Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, por autoritetet dyshojnë që zjarri mund të ketë filluar nga një automjet që ndodhej në vendparkimin brenda anijes. Në anije kishte më shumë se 200 automjete, duke përfshirë edhe kamionë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto