Templates by BIGtheme NET

Tensionohen raportet me Greqinë, Turqia planifikon ndërtimin e një baze detare në Qipro

Turqia ka në plan të ndërtojë një bazë detare në pjesën veriore të Qipros, raporton të martën gazeta “Yeni Safak”.

Gazeta turke, që sipas grekes “Ekathimerini”, është e lidhur ngushtë me presidentin turk, Erdogan, tha se marina turke tashmë ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Jashtme për të filluar procedurat për të gjetur një vend “të përshtatshëm” në ishull për të ndërtuar bazën.

Gazeta tha se baza ishte e nevojshme pasi vendet e tjera – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjën, Italinë, Kanadanë, Danimarkën, Portugalinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Greqinë – po përdorin luftën në Siri si pretekst për të ruajtur një prani në Medin Lindor.

Analistët thonë se nëse konfirmohet raporti, kjo mund të komprometojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto