Templates by BIGtheme NET

TOP-SHANTAZH / Si po i intimidon Ben Blushi kompanitë private

Disa të dhëna publike sugjerojnë se televizioni “Top-Channel” po investohet në një fushatë shantazhimi dhe intimidimi ndaj disa kompanive të mëdha private.

Janë të paktën dy raste të dy kompanive të mëdha shqiptare që tregojnë se televizioni ka drejtuar shënjestrën ndaj kompanive private dhe jo ndaj interesit publik.

Rasti i parë lidhet me kompaninë “Salillari”.

Në harkun kohor të dy muajve Qershor-Korrik 2018, Top Channel nisi një fushatë denoncuese ndaj të gjitha punëve publike ku ishte aktivizuar kompania “Salillari”.

Lista e kronikave të “Top Channel”-it kundër “Salillari”-t

Gurore, mirëmbajtje, ndërtim infrastrukture, turizëm, nuk kishte rëndësi. Ndaj “Salillari”-t nisi një valë kronikash televizive në edicionet qëndrore, ndërsa televizioni “Top Channel” dukej se i ishte vënë këmba-këmbës kësaj kompanie.

Në kronikat e ofruara nga “Top Channel”, përmendet posaçërisht emri i kompanisë por nuk eksplorohet më tej asnjë përgjegjësi shtetërore, nuk përmendet emri i asnjë zyrtari apo ministri përgjegjës, sulmi është dukshëm i orientuar si një fushatë intimiduese ndaj kompanisë.

Në fund të korrikut, fushata e “Top Channel” ndërpritet si me buton, sulmet marrin fund dhe televizioni duket i painteresuar të ndjekë çështjet që kishte trajtuar në muajt Qershor-Korrik.

Çfarë ka ndodhur? Problemet janë zgjidhur? Apo “Top Channel” ka gjetur ujdi me kompaninë “Salillari”?

Rasti i dytë lidhet me kompaninë “Gener 2”.

Lista e kronikave të “Top Channel”-it kundër “Gener2”-it

Ky është rast që po konsumohet së fundmi, është në proces.

Prej disa javësh “Top Channel” ka shënjestruar kompaninë “Gener2” për disa investime të saj energjetike në Valbonë, për një koncension të ndërtimit autostradal, si dhe për një tender të fituar para 10 vitesh për fibrat optike.

Njësoj si në rastin e “Salillari”-t kronikat e “Top Channel” mjaftohen me përmendjen e emrit të kompanisë ‘sa për të çuar mesazhin’, injorohet tërësisht përgjegjësia qeveritare dhe e zyrtarëve publikë, nuk kërkohet prononcim në institucionet shtetërore mbi këto çështje dhe shmanget me shumë kujdes oponenca ndaj qeverisë, ndërsa sulmi përqëndrohet te kompania private “Gener2”.

Një burim i informuar i tha “Hashtag.al”, se në vijim “Top Channel” do të shfrytëzojë dhe ciklin e dokumentarëve “Top Story” për të shtuar sulmin ndaj së njëjtës kompani.

Transferimi i fushatës sulmuese nga edicioni i lajmeve drejt emisionit “Top Story” është urdhëruar nga drejtori i televizionit, Ben Blushi. Është ende e paqartë nëse Blushi e ka nisur këtë sulm si një iniciativë editoriale apo si një ambicie personale e interesit të tij privat. 

Kjo fushatë e “Top Channel” vjen dhe në kushtet kur kompania “Gener2” po kryen një investim për çeljen e një televizioni të ri informativ, patentë ndërkombëtare. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto