Templates by BIGtheme NET

E dini sa fiton në një orë bosi i “Amazon”? Kompania e tij kalon 1 trilionë dollarë pasuri

Themeluesi dhe CEO i një prej tregjeve më të mëdha në botë online, është një njeri shumë i pasur. Por sa të thellë janë xhepat e Jeff Bezos në krahasim me mesataren e punonjësve të Amazon?

Më parë këtë javë, gjiganti i tregtisë elektronike, Amazon menjëherë u bë kompania e dytë botërore me asete më shumë se 1 trilion dollarë, pas Apple, duke shtuar 434 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut.

Është e qartë se askush nuk përfitonte më shumë se themeluesi i saj. Jeff Bezos, i cili shtoi 67 miliardë dollarë në pasurinë e tij neto në 2018, duke e çuar pasurinë e tij në 167 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”.

Llogaritjet e thjeshta tregojnë se Bezos, i cili fitoi 67 miliard dollarë në 250 ditë të këtij viti, fiton 268,000,000 dollarë në ditë, ose rreth 11.166.666 dollarë në orë. Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare e Amazon punëtorëve të magazinës prej vetëm 15 dollarë për një orë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto