Templates by BIGtheme NET

Panuçit i hapet oreksi, pas Izraelit kërkon fitore edhe me Skocinë

Trajneri i kombëtares, Panuçi është shprehur optimist edhe për ndeshjen ndaj Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas suksesit ndaj Izraelit në Elbasan, tashmë italiani kërkon një tjetër sukses, edhe pse kësaj here misioni do jetë më delikat.

Sfida e nesërme luhet në Skoci dhe tekniku pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

“Për ndeshjen e nesërme kam menduar disa ndryshime në formacion. Agolli është kapiten, sepse ka më shumë prezenca në Kombëtare. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Do ta shikoni nesër, nëse do të luajë apo jo. Ka punuar mirë, është stërvitur mirë. I përket ndeshjes së nesërme nëse do të luajë. Zbresim në fushë për fitore.” – ka thënë Panuçi nga Skocia.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto