Templates by BIGtheme NET

“10 deri në 20 vjet për marrëveshjen Kosovë – Serbi”, BE reagon ndaj Vuçiç-it

Një deklaratë të fortë ka bërë kohët e fundit Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini. Ajo është shprehur se mosarritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, në vitin 2019, siç parashihet me strategjinë për Ballkanin Perëndimor, nuk përbën mossukses.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të ndodhin nëse tejkalohen politikat e së kaluarës që kanë sjellë dhimbje në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Ky reagim i saj erdhi pasi Vuçiç nga Mitrovica tha se  nuk ka ndonjë zgjidhje në horizont dhe se shpreson që marrëveshja me Kosovën do të arrihet në 10 deri 20 vjetët e ardhshme.

Kocijancic ka refuzuar ta quajë dështim faktin që Vuçiç dhe Thaçi nuk u takuan të premten që shkoi në Bruksel.

“Mbesin çështje të hapura. E kemi thënë qartë se cilat janë parametrat në kontekst të negociatave, kështu që po punojmë për marrëveshje që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare realiste dhe të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Kocijancic.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto