Templates by BIGtheme NET

“S’ka marrëveshje me Kosovën, pa SHBA-të, Gjermaninë e Rusinë” – Vuçiç pas takimit me senatorin amerikan

Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar se nuk ka marrëeshje me Kosovën pa mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë dhe Rusisë. Ai i ka bërë deklaratën e mësipërme pas takimit me  senatorin amerikan, Ron Johnson.

“Dua të falënderoj presidentin Trump, zëvendëspresidentin Pens si dhe senatorin Johnson, i cili dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet e Serbisë dhe Beogradit. Ne nuk kemi përherë të njëjtat pikëpamje, mirëpo sërish po flasim për këtë”, tha Vuçiç në një konferencë për mediat, raporton Lajmi.

Më tej Vuçic tha se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë.

“Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka  shtuar Vuçiç.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto