Templates by BIGtheme NET

Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, Pacolli: Të dënohet urgjentisht nga BE-ja

Ditën e djeshme u sulmua në Serbi një autobus i Kosovës që po kthehej nga Gjermania.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër, Behgjet Pacolli.

Këtë sulm Pacolli e konsideroi të papranueshëm dhe sipas tij duhet të dënohet urgjentisht nga Bashkimi Europian.

Sipas Pacollit, institucionet e sigurisë në Serbi duhet të marrin mësim nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe përkushtimi që kanë ndaj komunitetit serb në Kosovë.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi.

Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, tha Pacolli.

Autobusi i Kosovës u sulmua me gurë dje në Serbi nga persona ende të paidentifikuar. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto