Templates by BIGtheme NET

U përball me Vuçiçin dhe e ndaloi të shkelte në Drenicë, fotoja e zyrtarit të policisë bëhet virale

Edhe pse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ia kishte ndaluar presidentit serb Aleksandar Vuçiçit të hynte në Drenicë, ai sërish e mori rrugën për atje, për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt.

Por policia e Kosovës e ndaloi dhe e ktheu mbrapsht Vuçiçin, lajm i cili bëri shumë bujë në mediat serbe dhe ato kosovare.

E ndërsa ende po flitet për kthimin mbrapsht të Vuçiçit, në rrjet po qarkullon fotoja e Vllaznim Surdullit nga Gjilani, zyrtari i policisë që u ballafaqua dje me presidentin serb.

Edhe pse Vuçic këmbëngulte të futej në Drenicë, Surdulli nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin e marrë nga eprorët e tij.

Mëngjesin e djeshëm qytetarë të shumtë në Skënderaj kanë bllokuar aksin rrugor Skënderaj-Mitrovicë. 

Protestuesit kanë vendosur në rrugë, kamionë, dru, goma dhe sende të tjera dhe kanë bllokuar rrugën që të çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, që pritej të vizitohej nga lideri serb mëngjesin e sotëm.

Për shkak të protestave, Policia e Kosovës nuk e lejoi Vuçicin që të futej në zonën e Drenicës.

 “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto