Templates by BIGtheme NET

Socialistët i kthehen popullit – Për zgjedhje

Kryeministri Rama, ministrat e qeverisë së tij, deputetë e kryebashkiakë janë derdhur drejt elektoratit. Vitin tjetër janë zgjedhjet lokale dhe kreu i qeverisë është bërë më i dhembshur se zakonisht.

Ai është shfaqur në kanalin e tij në “Facebook” ERTV, por edhe në televizionet kombëtare në misione bamirësie.

Ka vizituar disa familje në varfëri ekstreme duke u premtuar rindërtimin e shtëpive.

Paralelisht me këtë, ai është shfaqur herë me ministren Nikolla e herë vetëm, duke shpërndarë libra për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Nuk mbeten më pas, në misionin e shpërndarjes së librave, ministret Nikolla e Manastirliu si dhe ministrat Klosi e Bushati, të cilët gjithashtu janë shfaqur duke shpërndarë tekste tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Klosi ka përuruar edhe shkollën e re në Syzez në Berat dhe ka premtuar të tjera investime, kurse Bushati është mjaftuar me shërndarje librash.

Ministri Gjinkuri ka rrëmbyer stafetën e rrugëve. Ai ka dalë nëpër media duke propozuar projekte e duke prerë shirita rrugësh, e fundit në Pogradec.

Kryebashkiakët më të zellshëm deri tani janë Veliaj e Dako, përkatësisht në Tiranë e Durrës.

I pari ka hapur tenderin për unazën e re të “Astiri”, kurse tjetri ka bërë një tender për riparimin e shtëpive të romëve.

Në muajt në vijim numri i mnistrave dhe deputetëve që do bëjnë akte bamirësie apo përurojnë punë të kryera pritet të shtohet. Zgjedhjet lokale po afrohen. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto