Templates by BIGtheme NET

A erdhi me Thaçin me urgjencë në Tiranë? Flet Haradinaj

Mbrëmjen e kaluar lajmi se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi ishin nisur me urgjëncë drejt Tiranës, u vu në qarkullim nga mediet kosovare

Këto media shkrunin se dy politikanët janë nisur me një ftesë urgjente të kryeministrit Edi Rama. 

Mirëpo Haradinaj ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, duke e hedhur poshtë këtë informacion. Ai tha se ndodhej në shtëpinë e tij, pranë familjes dhe se ditën tjetër do vazhdonte axhendën e tij të zakonshme në Kosovë.

 “Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt”, shkruan Haradinaj.

Ndërkohë nga ana e Thaçit apo Ramës nuk ka ende ndonjë reagim. A kishte ndonjë ftesë nga Rama dhe Haradinaj thjesht e ka refuzuar?

Nëse Haradinaj dhe Thaçi do vinin në Tiranë, do bëheshin bashkë në kryeqytet katër kokat e Kosovës, sepse edhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ndodhen në Tiranë dhe sot pritet një takim me drejtuesit shqiptarë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto