Templates by BIGtheme NET

Bushati takim me Zaev, diskutohet referendumi dhe ligji i gjuhëve

Ministri i Jashtëm, Bushati është takuar me kryeministrin e Maqedonisë, Zaev, në një vizitë që po zhvillon në vendin fqinj.

Bushati theksoi gjatë takimit se referendumi i 30 shtatorit që vulos marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe çeljen e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është tejet i rëndësishëm dhe ftoi shqiptarët e Maqedonisë që të votojnë pro.

“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë PO Marrëveshjes në Referendum. Po ashtu, është mision jetik i të gjithë spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 shtator”, tha Bushati.

Më tejk u diskutua çështja e hyrjes në fuqi të Ligjit të Gjuhëve, ku Zaev u zotua se po punohet në këtë drejtim, pasi kjo siguron një qasje më të mirë dhe më të drejtë ndaj shërbimeve për shqiptarët dhe përfshirjen e tyre në qeverisjen e mirë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto