Templates by BIGtheme NET

Rritet bilanci i viktimave të zjarrit në Mati, ndahet nga jeta 26-vjeçarja që kurohej në spital

Ndryshon bilanci tragjik i viktimave të zjarrit në Mati të Greqisë. Mësohet se ka ndërruar jetë një 26-vjeçare që kurohej në spital prej një muaji e gjysmë.

Gruaja 26-vjeçare po trajtohej në spitalin Evangelismos. Pas vdekjes së të resë, numri i viktimave nga zjarri në Mati shkon në 99.

Ndërkohë, banorët e zonës së shkatërruar nga zjarri janë ankuar përmes një letre se shumë prej punëve të premtuara publike për të rivendosur dëmet nuk kanë filluar, ndërsa ato që kanë nisur po kryhen  “me një ritëm alarmantisht të ngadaltë”, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

“Kathimerini” shkruan gjithashtu se banorët thanë se shumë viktima të zjarrit ende nuk kanë marrë ndihmë fillestare për të mbuluar nevojat e tyre të menjëhershme dhe bazë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto