Templates by BIGtheme NET

17-vjeçarja niset nga Zvicra me autobus por nuk kthehet në shtëpi, babai i kërkon ndihmë policisë

Një vajzë adoleshente është nisur nga Zvicra ku kishte qëndruar për pak kohë për të shkuar në shtëpinë e saj në Tetovë, por nuk ka mbërritur në destinacion.

54-vjeçari F.A. nga fshati Neproshten i Tetovës, ka denoncuar rreth orës 14:00 të 11 shtatorit në polici, se më datë 09.09.2018, vajza e tij 17-vjeçare ishte nisur me autobus nga Zvicra për në Tetovë, ku përkohësisht ka punuar si kujdestare, por nuk është kthyer në shtëpi.

Policia ka deklaruar se po merren të gjitha masat për gjetjen e vendodhjes së vajzës dhe kthimin e të miturës në shtëpi.

Detaje tjera nuk janë dhënë nga ky rast nuk janë dhënë, ndersa kërkohet ndihmë për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto