Templates by BIGtheme NET

Ish- i burgosuri futet me makinë mes turmës në Kinë, vret 11 njerëz e plagos 44 të tjerë (VIDEO)

Njëmbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një shofer u fut me makinen e tij mes një turme të madhe njerëzish në një shesh publik në Kinën Qendrore dhe më pas sulmoi njerëz edhe me thikë.

The Guardian shkruan se ngjarja e rëndë ka dndohru në një shesh në qytetin Hengyang në provincën Hunan të mërkurën në mbrëmje, kur shoferi filloi të kërcënonte kalimtarët.

Në një deklaratë zyrtare të policisë, thuhet që “I dyshuari është dënuar shumë herë për trafik droge, vjedhje dhe krime të tjera, duke krijuar një dëshirë për hakmarrje ndaj shoqërisë”

Policia e identifikoi të dyshuarin si një burrë 54-vjeçar kinez i quajtur Yang Zanyun, i cili ishte dënuar disa herë me burg për akuza të ndryshme duke përfshirë zjarrvënien dhe sulmin.

Video dhe foto janë realizuar në vendngjarje, ku shihen njerëzit të tmerruar që dalin nga sheshi, ose trupa të shtrirë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto