Templates by BIGtheme NET

Jennifer Lawrence u kërkon VIP-ave mos të gënjejnë më: S’mund të jesh 20 kilogramë nën peshë, e të thuash se ha tërë kohën pica e pula

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence, u kërkon të famshmëve që të jenë të sinqertë përsa u përket trupit të tyre, duke thënë se ajo është lodhur nga njerëz që pretendojnë se ata arrijnë të kenë një trup të bukur pa dieta apo stërvitje, shkruan Daily Mail.

“Nëse jeni 20 kilogram nën peshë dhe thoni se hani pica dhe pule të skuqur gjatë gjithë kohës, kjo nuk do t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë për veten e tyre”, tha Lawrence.

“Më pëlqen kur të gjithë janë të ndershëm. Nëse do të shkoj në ndonjë mbrëmje ‘Oskar’ ose do të jem në premierën e një filmi, nuk do të gënjej, ndoshta kam ngrënë ndryshe nga dikur, vetëm për t’u dukur bukur në ato rroba. Dhe unë ndjehem rehat që po e them këtë”, tha aktorja.

Ylli i ‘Red Sparrow’  nuk beson se ka ndonjë gjë të gabuar kur dikush kujdeset për trupin e tij, për aq kohë sa gjërat i bën për veten e tij: “Nuk ka asgjë të keqe me këtë.  Problemi nis kur e bën këtë për dikë tjetër. “

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto