Templates by BIGtheme NET

Lu e thotë hapur: Zihemi për shumë gjëra me Edi Ramën

Ambasadori amerikan në ikje, Donald Lu, ka thënë se e vlerëson Edi Ramën për gatishmërinë e tij për të folur me opozitën dhe për të gjetur zgjidhje të mira për vendin.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Lu tregoi për atë gjëra dhe pika që vlerëson tek kreu i qeverisë.

“Zihemi për shumë gjëra dhe çështje. Ka pasur shpesh raste kur më ka bindur për qëndrimin e tij. Ka pasur pak raste kur e kam lëvizur nga pozicioni i tij. Ka qenë shumë i gatshëm për të gjetur zgjidhje krijuese dhe për të folur me opozitën. Çështja e Tahirit duhet të vendoset nga një gjykatës që e ka kaluar vettingun. Kjo është diçka që SHBA e mbështesin fort.” – tha Lu.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto