Templates by BIGtheme NET

Minjtë “pushtojnë” qytetin, autoritetet thirrje banorëve: Mos lini fëmijët jashtë

Qyteti suedez i Sundsvall po lufton një armik të pamëshirshëm; minj të mëdhenj me madhësinë e një maceje.

Një “pushtim” i tillë ka bërë që autoritetet t’i bëjnë thirrje banorëve për të mbajtur dyert dhe dritaret e mbyllura dhe mbi të gjitha t’i mbajnë fëmijët brenda.

“Nuk janë minj normalë nga ata që shihni në pyll, janë aq të mëdhenj sa macet,” shpjegoi agjencia kombëtare e lajmeve TT.

Ndërkohë, drejtoresha e një kopshti parashkollor i ka ndaluar përkohësisht fëmijët të hanë ose të flejnë jashtë.

Sipas autoriteteve minjtë mund të vijnë nga qendra e riciklimit afër që po kryen procesin e lëvizjes, që do të thotë se habitati i minjve po zhduket.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto