Templates by BIGtheme NET

Nuk janë foto filmash por të rinjtë e Shkodrës, Artan Hoxha publikon FOTOT

Gazetari i investigativ Artan Hoxha, ka publikuar mbrëmjen e shkuar në emisionin ‘Repolitix’, disa foto të një grupi të rinjsh në Shkodër që pozon i armatosur.

Hoxha po fliste për ngjarjet e fundit në Shkodër, ku thotë se situata ka qenë tejet e agravuar, ndërsa të rinjtë pozonin gjithë qejf me maska dhe të armatosur.

“Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë. Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Çela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat. Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore”, tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se vetëm në 3 muajt e fundit në Shkodërkanë ndodhur një sërë vrasjesh si edhe dy persona janë zhdukur, ngjarje të cilat ende nuk janë zbardhur. Javën e kaluar, forcat RENEA dhe FNSH zbarkuan në Shkodër.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto