Templates by BIGtheme NET

Parlamenti Evropian voton sot mbi liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian pritet të votojë sot mbi rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Komiteti për liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian.

Gazeta Ekspress shkruan se pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit, do jetë ajo që do i udhëheqë këto bisedime në emër të Parlamentit Europian.

Votimi në Parlamentin Evropian është shpektuar pas kërkesave të disa grupeve të këtij Parlamenti që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit, pasi në fakt ishte parashikuar për muajt e ardhshëm.

Që liberalizimi i vizave të bëhet, është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto