Templates by BIGtheme NET

Plas sherri në fushë, lojtarët amerikanë e meksikanë maten kush është më i gjati (VIDEO)

Mbrojtësi amerikan Matt Miazga përdori gjatësinë e tij për t’u tallur me kundërshtarin meksikan Diego Lainez, në fushën e blertë.

E gjitha nisi kur Lainez u hodh në këmbët e amerikanit dhe largoi topin nga zona e rrezikut në minutën e 64-t të lojës e cila vazhdonte në rezultatin 0:0.

Në një moment dy lojtarët nisën të debatonin dhe amerikani përdori gjatësinë për t’i treguar Lainez se nuk janë meksikanët djemtë më të mëdhenj në fushë.

Kjo shkaktoi zemërim tek lojtarët e tjerë meksikanë të cilët i dolën në krah Lainez. Edson Alvarez është një nga lojtarët më të gjatë në skuadrën meksikane i cili iu sul Miazgas për t’u matur dhe për t’i treguar se kishte edhe djem më të mëdhenj se ai në fushë. Miazga u nis drejt arbitrave për t’ju larguar Alvaresit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto