Templates by BIGtheme NET

Tragjedi në SHBA, ekzekuton 5 persona më pas vetëvritet

Pesë persona kanë humbur jetën pas disa të shtënash në në Bakersfield të Kalifornisë, SHBA. I dyshuari u vetëvra në fund sipas policisë së Kalifornisë.

“Është shumë e pazakontë që të ketë gjashtë persona që qëllohen me armë dhe të vdekur në një incident”, u tha gazetarëve të mërkurën në mbrëmje Sherifi i Kern County, Donny Youngblood.

Tragjedia nisi të mërkurën pasdite në një biznes kamionësh, ku sulmuesi qëlloi me armë një grua dhe një burrë. Ai pastaj e ndoqi një tjetër viktimë mashkull në dyqanin e afërt të Bear Mountain Sports, duke e vrarë atë.

Sulmuesi pastaj qëlloi me vdekje dy burra në një vend tjetër, para se të rrëmbente një makinë me një grua dhe një fëmijë në bord. Ata të dy arritën të iknin pa dëmtuar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto