Templates by BIGtheme NET

Pas takimit me Bashën, Dule: Do vijojë bashkëpunimi me PD-në

Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen. Pas këtij takimi  ka folur për mediat Dule i cili është shprehur se do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. 

“PBDNJ është një parti që ruan prioritetet e saj. Vijon bashkëpunimi me Partinë Demokratike.

Në një axhendë të tillë është e kuptueshme që temat për diskutim të ishin të shumta.

Flasim për një axhendë poltike aktuale jo për hamendësime, nuk kishte një çështje të tillë në diksutimin tonë.

Me Bashën folëm për çështjet politike të ditëve të fundit. “, mësohet se është shprehur Dule pas takimit me Bashën. 

Takimi mes Bashës dhe Dules u zhvillua në ambientet e selisë blu.  Pak ditë më parë Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme do që të jetë bashkë me opozitën, t’i bashkohet asaj.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto