Templates by BIGtheme NET

“Fjalët janë fukarallëk, ku janë dëmshpërblimet e pronarëve”, Voltana Ademi përplaset me kreun e ARSH-së

Një debat po zhvillohet mes kreut të ARSH-së Afrim Qendros dhe kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për për bypass-in e këtij qyteti.

Drejtori i ARSH Afrim Qendro tha dy ditë më parë se fondet janë pezull, pasi u hodh poshtë projekti i parë, i cili gjeti mosdakordësinë e komunitetit, ndërsa për projektin e ri, Bashkia Shkodër nuk po hap dritën jeshile.

Menjëherë ka reaguar dhe Ademi, duke i kërkuar ministrit dhe qeverisë si fillim dëmshpërblimin e banorëve për tokën e zënë nga projekti dhe pastaj të flasë për fillimin e projektit. 

” Drejtori Qendro, pa u zgjatur aspak sepse “fjalët e shumta janë fukarallëk” themi ne në Shkodër:

  1. Na trego se kur është depozituar në Bashkinë e Shkodrës projekti përfundimtar për Lotin II, me përfshirjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara nga qytetarët në degjesën publike të datës 02.11.2017?! Na thuaj vetëm numrin e protokollit, datën se kur është dorëzuar dhe në cilën zyrë të Bashkisë së Shkodrës? Sepse në datën 10.11.2017 që ju i servirët publikut, nuk ekziston asnjë shkresë në protokollin e Bashkisë Shkodër. Megjithatë, provojeni përsëri…me një datë tjetër e mos u tallni!
  2. Ju kërkoni që Bashkia e Shkodrës të shprehet dhe kjo është më shumë se cinike. Për çfarë mund të shprehet Bashkia dhe mbi ç’bazë kur ju nuk keni depozituar asnjë projekt?!”, shkruan ndër të tjera Ademi.

Njoftimi i plotë

Bashkia e Shkodrës vetëm dy ditë më parë demostroi me shkresa zyrtare të vëna në dispozicion të medias dhe të publikut të vertetën lidhur me ndërtimin e By-Pass-it përendimor për Lotin I dhe Lotin II. Zoti Afrim Qendro i ARRSH-së, në zbatim të misionit politik që ka marrë përsipër, sot ka shpërndarë një tjetër fletushkë- deklaratë për të vijuar mbjelljen e mjegullës tek shkodranët.

Drejtori Qendro, pa u zgjatur aspak sepse “fjalët e shumta janë fukarallëk” themi ne në Shkodër:

  1. Na trego se kur është depozituar në Bashkinë e Shkodrës projekti përfundimtar për Lotin II, me përfshirjen e të gjitha ndryshimeve të kërkuara nga qytetarët në degjesën publike të datës 02.11.2017?! Na thuaj vetëm numrin e protokollit, datën se kur është dorëzuar dhe në cilën zyrë të Bashkisë së Shkodrës? Sepse në datën 10.11.2017 që ju i servirët publikut, nuk ekziston asnjë shkresë në protokollin e Bashkisë Shkodër. Megjithatë, provojeni përsëri…me një datë tjetër e mos u tallni!
  2. Ju kërkoni që Bashkia e Shkodrës të shprehet dhe kjo është më shumë se cinike. Për çfarë mund të shprehet Bashkia dhe mbi ç’bazë kur ju nuk keni depozituar asnjë projekt?!

Zotit Qendro dhe të gjithë shokët e tij të fshehur pas tij, po ju rikujtojmë edhe njëherë se prioritet mbi prioritetet i Bashkisë së Shkodrës është interesi më i lartë i qytetarëve tanë. Dhe meqenëse na jepet edhe njëherë mundësia, në emër të banorëve të Bashkisë së Shkodrës ju kërkojmë, pa u lodhur aspak:

  1. Dëmshpërbleni banorët të cilëve u janë marrë pronat për interes publik në By- Pass-in e Shkodrës, Loti I. Ose të paktën, pranojeni publikisht se nuk keni para të planifikuara për shpronësimet në këtë vepër publike. Sepse realisht nuk keni asnjë kacidhe.
  2. Dërgoni zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës projektin përfundimtar për Lotin I, ku të jenë të përfshira dhe të zgjidhura shqetësimet e shprehura nga banorët në degjesën e datës 02.11.2017.
  3. Hartoni një projekt për Lotin II të By- Pass-it, dërgojeni zyrtarisht në Bashkinë e Shkodrës. Do të bëjmë një dëgjesë me qytetarët dhe vetëm pasi të përfshihen shteqësimet dhe propozimet e tyre në projekt nga ana e ARRSH-së, Bashkia e Shkodrës do të shprehet.
  4. Largoni malin me zhavorr nga Pedonalja e Molos në afërsi të Urës së vjetër të Bunës, i cili ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë ekosistemin liqenor dhe imazhin e njërës prej zonave më të bukura të Shkodrës.
  5. Depozitoni në Bashkinë e Shkodrës lejen e ndërtimit dhe dokumentacionin teknik të projektit të Lotit I, për t’u futur kështu brenda ligjit sepse vazhdoni të punoni në shkelje flagrante të ligjeve të Shqipërisë.

Në mbyllje, në pritje të plotësimit nga ana e ARRSH-së të detyrimeve ligjore që ka ndaj shkodranëve dhe Bashkisë së Shkodrës, në emër të banorëve të Shkodrës, ju kërkojmë publikisht të reflektoni sepse nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë: Vetëm zbatimin e ligjit!

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto