Templates by BIGtheme NET

Ngjarja në Divjakë, Policia: 77-vjeçari doli me armë te dritarja, nuk iu bind thirrjes tonë

Në lidhje me ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Divjakë policia ka dhënë detaje për aksionin e RENEA-s në fshatin Remas dhe plagosjen e 77-vjecarit Haxhi Lika.
Sipas policisë i moshuari doli në dritare me armë gjahu dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të dalë nga banesa.Sipas policisë, në banesën e Haxhi Likës strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. 
“Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.”, shprehet ai.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

 Ne zbatim te Planit Operacional per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepren penale te vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth ores 05.30 kane ushtruar disa kontrolle banesash ne fshatin Rremas te Lushnjes. Nder to edhe banesen e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se ne kete banese strehoheshin dy shtetas te dyshuar si autore vrasjesh.

Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).

Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe qytetareve te ndihmojne Policine per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe t’i pergjigjen thirrjes se Policise duke zbatuar kerkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjeter, Policia falenderon qytetaret per ndihmen dhe bashkepunimin, duke besuar fort se te gjithe bashke e bejme kete vend me te qete e te sigurt.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto