Templates by BIGtheme NET

U kap me 3.4 milionë euro në Toyota, Klevi Lika kërkon lirinë

Një prej të arrestuarve për 3.4 milionë eurot në Toyota Yaris kërkon lirimin e tij nga burgu. Klevi Lika ka kërkuar në gjykatë lirimin pasi kërkon që të ndjekë vitin e ri shkollor.

Mësohet se Likës i duhet të ndjekë vitin e dytë në gjimnaz. Kujtojmë se bashkë me të, nën masën e arrestit është dhe babai i tij, si dhe biznesmeni Mollaymeri.

‘’Më lejoni që të vazhdoj shkollën”, mësohet që të ketë qenë kërkesa e Lilës për gjykatën, e artikuluar nga avokati i tij Sajmir Visha. Ndërkohë që për këtë çështje janë ende në kërkim dy kushërinjtë Vladi, të cilët janë edhe porositësit e makinave nga Gjermania.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto